Është publikuar fotoja e 48-vjeçarit Agron Shkalla, i cili ra në ujërat e lumit Shkumbin pasi humbi kontrollin mbi automjetin që po drejtonte.
Shkak i këtij aksidenti në “Urën e Murrashit” mësohet të kenë qenë lagështira, ndërsa shoferi ka arritur mrekullisht të dalë vetë nga makina pasi përfundoi në lumë duke marrë disa dëmtime.
Lexo edhe: EMRI/ Aksident i rëndë në Librazhd, makina humb kontrollin dhe përfundon në lumin Shkumbin
Shkalla ka marrë mjekimin e parë në spitalin e Librazhdit dhe më pas është dërguar në spitalin Rajonal të Elbasanit për trajtim më të specializuar.
48-vjeçari kishte vinte që jetonte dhe punonte në kryeqytetin grek të Athinës.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 12:35, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, shtetasi A. Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Xibrakë, Elbasan, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve të marra, 48-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Librazhdit.
Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.r.t/abcnews.al