FOTO/ Historike, Kina ka gati ligjin për ndalimin e ngrënies dhe tregtimin e kafshëve të egra

schedule16:33 - 24 Shkurt, 2020

schedule 16:33 - 24 Shkurt, 2020

Komiteti i Legjislacionit në Kinë kaloi sot një projektligj për ndalimin e ngrënies dhe tregtisë së kafshëve të egra.

Propozimi, i cili më shumë gjasë do të kthehet në ligj erdhi pas dëmeve kolosale në njerëz dhe ekonominë kineze nga koronavirusi, i cili dyshohet se buroi nga ngrënia e kafshëve të egra, shkruan abcnews.al.

Madje, fillimisht pati raportime se virusi u gjenerua në një treg kafshësh të egra në Wuhan.

Deri më tani, në të gjithë botën janë prekur rreth 77 000 persona, ndërkohë që numri i të vdekurve është rreth 2 700, pjesa dërrmuese në Kinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!