FOTO/ Gruaja sulmohet “egërsisht” nga miu teksa flinte, 76-vjeçarja pëson lëndime të rënda në fytyrë

schedule21:39 - 16 Maj, 2022

schedule 21:39 - 16 Maj, 2022

Një e moshuar ndodhet në spital pasi është sulmuar “egërsisht” nga një mi teksa ishte duke fjetur.

Diana Kirk u gjet e plagosur në orën 05:45 të mëngjesit të 9 majit në shtëpinë e saj në Ridgewood Road në Bingham.

76-vjeçarja ka marrë dëmtime të shumta në fytyrë.

Për të kujdeset bashkëshorti i saj 85-vjeçar, John Kirk.

Kirk kujton se ai ishte duke fjetur kur dëgjoi një mi duke gërvishtur me këmbët e tij.

Ai tha se nuk mund ta shihte mirë pasi ishte errësirë, por padyshim ishte një brejtës i madh. Rreth orës 01:30 të mëngjesit ai e vuri re sërish por më pas e kishte zënë gjumi dhe u zgjua pak para orës 6 të mëngjesit.

Kur u zgjua ai pa se  çfarë kishte ndodhur me bashkëshorten e tij Diana.  Menjëherë lajmëroi ambulancën.

Fotografitë janë shpërndarë me lejen e zotit Kirk, për të zbuluar shkallën e lëndimeve të tmerrshme të gruas së tij.

Ai tha: Unë kurrë nuk kam parë lëndime të tilla. Kishte gërvishtje në fytyrën e saj, në qafë dhe në duar.

Të nesërmen në mëngjes, një fqinj ngriti një kurth në shtëpi dhe zoti Kirk tha se miu u kap dhe u bllokua në një kafaz.

Kirk tha se gruaja e tij nuk mund të lëvizë dhe për këtë arsye ajo nuk ka mundur të shpëtojë nga sulmi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!