FOTO/Fjoralba Ponari shfaqet me flokët e rëna nga stresi: Po u qurravita, kush do m’i zgjidhë hallet?

schedule19:42 - 8 Qershor, 2022

schedule 19:42 - 8 Qershor, 2022

Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari është shumë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në Instagram dhe padyshim ato kanë qenë të shumta.

Mirëpo, më shumë vëmendje ka tërhequr njëra prej tyre, ku dikush e ka pyetur se si ka mundësi që duket kaq fresk, pa halle dhe strese. Fjoralba është përgjigjur duke postuar një foto të saj me flokët e rënë, duke treguar stresin e madh që po kalon.

“Stress free ç’e pyet, por asnjëherë e dorëzuar! Po mirë mi, ja u qava dhe qurravita për hallet e mia, kush do m’i zgjidhë? Ti? Dhe poooo do buzëqesh sa të kem jetë, edhe në dhimbje, edhe në trishtim, edhe në sëmundje…fakti që me mua, ndryshe nga dikush tjetër më është dhënë mundësia për të jetuar, më jep forcë e kurajo që ta gjejë të bukurën dhe në gjërat më minimaliste e të pakuptimta të jetës për dikë tjetër”, ka shkruar Ponari.

Kujtojmë që moderatorja pak kohë më parë ka humbur nënën e saj dhe ka zgjedhur të mos dorëzohet pavarësisht trishtimit të madh që po kalon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!