FOTO/ Fjolla Morina tregon në krahët e kujt ndihet më e lumtura në botë

schedule20:36 - 25 Tetor, 2020

schedule 20:36 - 25 Tetor, 2020

Fjolla Morina duket se po jeton ditët e bukura me dashuri pas arrestimit në pikën kufitare të Morinës ku u kap me një pistoletë me vete.

Kjo situatë e vështirë, tha ajo pak ditë më parë, e bëri të kuptojë ndjenjën që ka për Fisnikun nga i cili mori një propozim për martesë.

Ditën e sotme ajo ka pozuar sërish krah Fisnikut duke i bërë sërish një dedikim. “Vendi më i lumtur në botë për mua është krah teje”, shkruan Fjolla krah fotove me bashkëshortin e saj të ardhshëm.

Nga ana tjetër javën e shkuar në skenë doli edhe ish-partnerja e Fisnikut me të cilën ka edhe fëmijë. Ajo ka treguar se ka qenë e martuar me të prej 10 vitesh dhe tashmë kjo marrëdhënie mori fund prej Fjollës./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!