Fjolla Morina zyrtarizoi lidhjen me biznesmenin që u arrestua në makinë, reagon bashkëshortja

schedule11:56 - 21 Tetor, 2020

schedule 11:56 - 21 Tetor, 2020

Ditën e djeshme, këngëtarja Fjolla Morina zyrtarizoi lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla, i cili e shoqëronte kur ajo u arrestua për armëmbajtje pa leje.

Pak ditë më parë ajo tregoi se kishte marrë propozimin më romantik për martesë, ndërsa dje zbuloi se partneri i saj është pikërisht Fisnik Syla.

LEXO EDHE: Pas arrestimit, Fjolla Morina i bën dedikimin prekës biznesmenit: Dashuria nuk është e lehtë

Më herët Fjolla e mohoi lidhjen e dashurisë me të, duke u shprehur se mediat po shkatërrojnë e po lëndojnë familjen dhe fëmijët e një njeriu që s’ka lidhje me të.

LEXO EDHE: Fjolla Morina reagon për herë të parë pas arrestimit: Mos fusni në valle njerëz familjarë

Ndërkohë një media në Kosovë ’Zoom.biz’ ka siguruar disa foto të bashkëshortes dhe fëmijëve, duke shkruar se fotot janë realizuar në gusht, kur Fjolla dhe biznesmeni sapo kishin nisur lidhjen.

Po e njëjta media shkruan se bashkëshortja e Fisnikut ka treguar se ka qenë e martuar me të prej 10 vitesh dhe tashmë kjo marrëdhënie mori fund prej Fjollës.

“Atyre që deshten shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë”, mësohet të jetë shprehur ajo.

Ndërkohë nuk dihet nëse Fisniku dhe gruaja në fjalë janë divorcuar, por duket se ai ka vendosur të vazhdojë jetën e tij pranë Fjollës. l.k/abcnews.al