Pas përcaktimit të portierit e trajnerit “më të mirë”, si dhe të çmimit “Puskas” për golin më të bukur, tashmë FIFA ka prezantuar me publikun e gjerë, “formacionin e vitit”, ku për rreshtimin është përdorur “formula” tejet e veçantë, 3-3-4.
Në portë çuditërisht është vendosur Thibaut Courtois, me mbrojtjen që plotësohet nga Achraf Hakimi, Virgil van Dijk dhe Joao Cancelo. Për mesfushën dy “arkitektë” dhe një “katalizator”, me FIFA-n, që ka përzgjedhur, belgun Kevin de Bruyn, kroatin Luka Modric dhe brazilianin Casemiro. Sulmi i mbushur plot “klas” e “yje”, teksa në formacionin përfundimtar janë vendosur Lionel Messit, Kylian Mbappe, Karim Benzem dhe norvegjezin Erling Braut Haaland. /i.m /abcnews.al
FORMACIONI I VITIT: