FOTO/ Era e fortë rrëzon depozitën e ujit tek Komuna e Parisit

schedule17:03 - 5 Janar, 2020

schedule 17:03 - 5 Janar, 2020

Era e fortë që ka përfshirë vendin tonë ka shkaktuar dëmet e para. Në zonë e Komunës së Parisit një depozitë uji ka rënë nga tarraca e pallatit duke u përplasur në trotuar. Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar.

Era e fortë nuk kurseu as pemë e Vitit të Ri të vendosur në “Sheshin Skënderbej”, ndërsa moti i keq me temperatura në ulta pritet të jetë prezente në vendin tonë dhe gjatë dy ditëve në vijim.