Prej disa ditësh, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po shijon pushimet e verës. Për të dytin vit me radhë, ajo ka zgjedhur Jugun e Shqipërisë për t’u relaksuar.
Dua është shoqëruar nga anëtarët e tjerë të familjes, babai Dukagjini, nëna Anesa, motra Rina dhe vëllai Gjini.
Së fundmi, ka qenë nëna e këngëtares që ka ndarë disa imazhe në profilin e saj në Instagram, ku shihen e gjithë familja teksa po kalojnë momente në një imazh piktoresk.
View this post on Instagram
Kujtojmë që gjatë vitit të kaluar, Dua mori edhe nënshtetësinë shqiptare nga presidenti Bajram Begaj. Kjo pasi ka dhënë një kontribut të madh duke u kthyer në imazhin e shqiptarëve kudo në botë./abcnews.al