Dy persona ranë në prangat e agjentëve të antidrogës të Tiranës për shkak se dyshohet se kanë trafikuar një sasi prej 3.2 kilogramë drogë kanabis nga SHBA në vendin tonë nëpërmjet postës.
Droga mësohet se porositej nga Kalifornia, ndërsa sipas policisë, kishte përqindje tepër të lartë THC. Të arrestuarit janë Skënder Vata, 27 vjeç dhe Jurgest Luzi, 24 vjeç, të dy banues në Kamëz.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se dyshohet se Skënder Vata ka qenë organizatori i skemës së futjes së drogës me postë. Vata kishte përfshirë Luzin, ku ky i fundit kishte rolin për të marrë lëndën narkotike nga posta.
Pakoja është dërguar me një emër të një personi tjetër me origjinë nga Korça, person i cili po verifikohet gjithashtu nga antidroga nëse është apo jo i përfshirë në këtë skemë./abcnews.al