Foto/ Drogë dhe armë, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

schedule12:44 - 3 Tetor, 2018

schedule 12:44 - 3 Tetor, 2018

Tre shqiptarë të rrezikshëm janë vënë në pranga në Itali, pasi janë kapur me 35 gramë drogë dhe një armë të vjedhur në Romë. Mediat italianë bëjnë të ditur se shqiptarët e arrestuar janë: Altin Rakipi, Alfred Shehaj dhe Elton Qerretia.

Ata u kapën nga skuadra e Policisë Latina në territorin e komunës Aprilia. Në shtëpinë e dy të dyshuarve me origjinë shqiptare, hetuesit kanë marrë një armë të gjetur vjedhur në Romë dhe një sasi të vogël marijuane dhe hashashi.

Një nga tre të dyshuarit që përfundoi me pranga, ka një urdhër arresti evropian për një dënim 15-vjeçar për trafik ndërkombëtar droge të lëshuar nga autoritetet greke.  Ai është Alfred Shehaj, për të cilin është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar. /abcnews.al