FOTO/ Djali dhe dhëndri i Erdoganit marrin pjesë në një tubim pro-Palestinës në Stamboll

schedule15:54 - 15 Tetor, 2023

schedule 15:54 - 15 Tetor, 2023

Djali i Rexhep Tajip Erdogan, Bilali, dhe dhëndri i presidentit turk, Selçuk Bayraktar, shkuan në një demonstratë pro-Palestinës në Stamboll.

Në demonstratë mori pjesë edhe ish-ministri i Brendshëm Suleyman Soylu dhe ish-kryetari i parlamentit turk Mustafa Sentop.

Turma prej më shumë se 1000 personash mbanin flamuj palestinezë dhe turq, ndërsa brohoritnin kritika ndaj Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Turqia “refuzon dëbimin e palestinezëve” nga Gaza

Turqia së bashku me Egjiptin refuzojnë evakuimin e palestinezëve nga Rripi i Gazës për shkak të luftës së Izraelit me Hamasin në këtë enklavë, tha dje ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, në takimin që pati me homologun e tij egjiptian në Kajro.

Fidan, në udhëtimin e tij të parë në Egjipt që nga marrja e detyrës, tha se bota duhet të veprojë për të ndaluar përhapjen e konfliktit dhe për të rifilluar bisedimet e paqes mbi bazën e një zgjidhjeje mes dy shteteve.

Ai shtoi se autoritetet egjiptiane po koordinojnë veprimet e tyre me Izraelin për të marrë ndihma humanitare në Gaza.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!