FOTO DITE/ “Një zë i bukur, një shpirt i bukur”, shihni kë ka takuar ambasadorja në aeroport

schedule09:55 - 21 Shkurt, 2020

schedule 09:55 - 21 Shkurt, 2020

Ambasadorja amerikane Yuri Kim u takua me këngëtaren e njohur shqiptare Ermira Babaliu në aeroportin e Frankfurtit. Lajmin e bën të ditur vete në rrjetet sociale ku shkruan “Një zë i bukur, një shpirt i bukur”.

Duket se ambasadorja e sapoardhur në Shqipëri ka shije të mira muzikore. Ermira Babaliu ka shkëlqyer për disa vite në skenën e festivalit, ndërsa vitet e fundit ajo është larguar në vendi dhe jeton në SHBA. Disa prej këngëve të saj të kthyer në hite janë “Provimi i fundit”, “Emri më i bukur, njeri”, “Harroje, harroje”, etj. /abcnews.al