FOTO/ Dan Hutra plan për t’u arratisur nga burgu, si tentoi të priste hekurat e qelisë në bashkëpunim me 3 të tjerë

schedule18:53 - 4 Janar, 2024

schedule 18:53 - 4 Janar, 2024

FIER- Abc News ka siguruar foto se si Dan Hutra me tre të dëbuar të tjerë tentuan të vënë në jetë planin për t’u arratisur nga burgu i Fierit.

Ata kanë nisur të presin zgarësn e hekurit të dritares me mjete të improvizuara, por plani i tyre ka ngecur pasi autoritete kanë reaguar në kohë duke i kapur në flagrancë.

Dan Hutra panin për tu arratisur e kishte planifikuar me të dënuarit Martin Kapllani, Geraldo Veizaj dhe Feti Kovaçi.

Sakaq, gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë është konstatuar se edhe në dhomën nr. 15, ku ishte i akomoduar i burgosuri me potencial të lartë rrezikshmërie, Dan Riza Hutra, ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht; një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara./ abcnews.al