Rusia shënon sot Ditën e Fitores, apo siç njihet ndryshe mposhtja e Gjermanisë naziste në vitin 1945. Fëmijë me uniforma të stilit ushtarak duke valëvitur flamuj dhe njerëz që mbanin foto të ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe, janë këto imazhet e para të paradës ruse në Ditën e Fitores, sipas skynews.
Vendi po feston Ditën e Fitores, me Vladimir Putin që pritet të mbajë një fjalim gjatë ditës.
Rreth 27 milionë qytetarë sovjetikë janë vrarë në atë që rusët e quajnë Luftë të Madhe Patriotike. Kremlini tha se parada ushtarake do të zhvillohet sot në 28 qytete të Rusisë, ku do të marrin pjesë 65,000 njerëz, 2,400 pajisje ushtarake dhe më shumë se 400 avionë.
/abcnews.al