Sulmuesi i Partizanit, William Cordeiro, është një nga futbollistët më të mirë në Superiore dhe te “Demat e Kuq”, është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm. Që nga ardhja e tij nga Kukësi, braziliani ka pasur një formë të mirë për Partizanin, duke shënuar dhe gola të rëndësishëm.
Në derbin që luhet sot kundër Tiranës në Air Albania (19:00), Cordeiro parashikohet titullar në formacionin e Sormanit dhe sulmuesi, vjen me një “look” të ri. Cordeiro ka lyer flokët e tij, por dhe mjekrën, me ngjyrën e kuqe, që simbolizon ngjyrat e Partizanit. Derbi ka nisur…/abcnews.al