DOKUMENTI/ Çollaku zyrtarizon kërkesën për Autoritetin e Dosjeve: Verifikoni ‘spiunët’ në Kuvend

schedule12:05 - 23 Janar, 2023

schedule 12:05 - 23 Janar, 2023

Deputeti Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku në një konferencë për mediat ka njoftuar se ka depozituar zyrtarisht në Kuvend kërkesën për Autoritetin e Dosjave për t’i vënë në dispozicion kopjen e dokumentave nëse nga marsi i vitit 1991 e deri më sot nëse ka pasur bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit në parlament.

Ai shtoi se kërkesën e ka dorëuar bashkë me listën e deputetëve  që kanë qenë në parlament nga 1991 e deri më tani.

“Kam depozituar zyrtarisht kërkesën për të më vënë në dispozicion kopjen e dokumentave nëse nga marsi 1991 e deri më sot, ka pasur bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.

Kam depozituar kërkesën me listën e emrave të deputetëve që kanë qënë në parlament përgjatë këtyere viteve dhe pres nga momenti në moment të më vihet në dispozicion ky dokument.

Sjell në vëmendjen tuaj, se neni 8, paragrafi i dytë i ligjit nr. 8550/1999, përcakton një afat 15-ditor për kthimin e përgjigjes, megjithatë duke pasur parasysh volumin e informacionit të kërkuar, mirëkuptoj kohën e nevojshme shtesë që mund t’iu duhet për përgatitjen e përgjigjes”, tha ndër të tjera Çollaku.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!