Ophelia Lovibond është martuar me partnerin e saj, Henry Pettigrew në një ceremoni romantike të dielën. Aktorja 36-vjeçare, e njohur për rolet e saj në “Minx” dhe “Elementaruy”, u martua me aktorin e “The Crown” në Londër.
Aktorja postoi në rrjete sociale disa fotografi nga dita më e rëndësishme duke e përshkruar si “dasmën e saj të ëndrrave”. “Dasma e ëndrrave, burri i ëndrrave, fustani i ëndrrave, lulet e ëndrrave, ushqimi i ëndrrave, muzika e ëndrrave…ditë ëndrrash”, shkroi ajo.
Ndërkohë partneri i saj shkroi: “U martova me mikeshën time më të mirë të dielën.” Dyshja e famshme janë bashkë prej shtatë vitesh.
/abcnews.al