Çfarë nuk u pa nga dy orë protestë për Teatrin?! Si një protestë artistësh, kishte detaje që nuk i kishim parë në tubime të tjera.
Pjesëmarrësit kishin përgatitur postera me fytyrat e politikanëve që sipas tyre janë përgjegjës që Teatri nuk është më.
Duke qenë se jemi në periudhë pandemie, maskat me mesazhe nuk munguan.
Posterat u afishuan pranë kordonit metalik, që ruhej nga policia, ndërsa në fund të protestës artistët u kujdesën sërish të mos linin mbeturina në trotuare./abcnews.al