Ferran Torres është afrimi më i ri i skuadrës së Barcelonës nga i cili pritet shumë në kampin e blaugranave.
Por siç duket transferimi i yllit të Barçës nuk qenka vetëm për arsye të futbollit, sepse Torres paska pasur edhe një motiv tjetër që të pranojë të luajë në Spanjës.
Torres ka bërë publike lidhjen e tij me vajzën e ish-trajnerit të Barcelonës, Luis Enrique.
21-vjeçari ka postuar një foto të Sira Martinez në “Insta-Story”, teksa fotoja është ripostuar gjithashtu edhe nga vajza e trajnerit të Spanjës, në profilin e saj në Instagram.


Në këtë mënyrë dyshja bënë të njohur edhe lidhjen e tyre, ndërsa kujtojmë se Sira Martinez është gjithashtu një sportiste e cila garon në garën e kalërimit dhe polo. /f.a/abcnews.al

