Sonte rikthehet kompeticioni më i rëndësishëm Evropian për klube, UEFA Championa League.
Ndeshja më interesante e ditës së sotme është padyshim ajo mes Atletico Madridit dhe Liverpoolit e cila do të luhet ne “Metropolitano”.
“The Reds” vijnë pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para, ndërsa “Los Colchoneros” vijnë pas një barazimi dhe një fitoreje.
Simeone pritet ta rreshtojë skuadrën me skemën, 3-5-2 dhe Klopp me të përhershmen, 4-3-3.
Dyshja e sulmit për vendasit pritet të krijohet nga Felix dhe Suarez, e përballë tyre do të jetë 3-shja, Salah-Firminio- Mane.
Sa i përket mungesave, për Atleticon nuk do të jenë të gatshëm, Cunha dhe Gimenez për shkak të dëmtimi, Savic i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e fundit dhe Llorente që mbetet në dyshim.
Për “The Reds” nuk do të jenë të gatshëm, Thiago dhe Elliot për shkak dëmtimi, ndërsa mbeten në dyshim Alisson, Fabinho dhe Jones.
Në 5 ndeshjet e fundit mes këtyre ekipeve në të gjitha kompeticionet janë shënuar të paktën 2.5 gola. /abcnews.al