FOTO/ Atentati në Vlorë, kush është i riu që u qëllua me snajper në ballkonin e banesës

schedule15:16 - 8 Janar, 2024

schedule 15:16 - 8 Janar, 2024

ABC News ka siguruar foton e 23-vjeçarit, Gëzim Sinomati, që u qëllua mbrëmjen e së dielës me një plumb në kokë në ballkonin e banesës së tij, ku edhe gjeti vdekjen. Dyshimet janë se i riu është ekzekutuar me një snajper.

Ndërsa hetimet vijojnë ende, të paktën 14 persona janë shoqëruar në polici. Më herët, gazetari Elton Nika tha për ABC News se një nga pistat e ku edhe është fokusuar hetimi është qëndrimi i tij në shtetin belg, pasi i riu kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri për festa.

Ndërkohë nga informacionet paraprake dyshimet janë se i riu mund të jetë qëlluar nga një automjet, por nuk përjashtohet edhe fakti që 23-vjeçari të jetë ekzekutuar nga një objekt që është në ndërtim e sipër, shumë pranë banesës së të riut./abcnews.al