Dy shqiptarë janë arrestuar në Beograd të Serbisë. Sipas mediave vendase, 28-vjeçarit dhe 58-vjeçarit i janë sekuestrua rreth një kilogram heroinë dhe 50 gramë kokainë. Ata janë mbajtur deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurori, ndërsa tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim dhe ndaj tyre është ngritur një kallëzim penal.
Ata dyshohen për kontrabandë kokaine dhe heroine si anëtarë të një grupi të organizuar kriminal.
Më herët janë arrestuar katër anëtarë të grupit të organizuar, të cilëve u janë sekuestruar disa kilogramë drogë dhe armë. Në atë aksion pesë kilogramë marihuanë, 300 gramë kokainë, 1,4 kilogramë amfetaminë, 6,5 kilogramë përzierje lidokainë-paracetamol, dy pushkë, dy pistoleta dhe një hark. Sakaq, janë sekuestruar municione të llojeve të ndryshme, kalibër, pesë pajisje gjurmuese, ndërsa janë konfiskuar disa automjete për pasagjerë./abcnews.al