Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani ka vetëm pak javë që është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo nuk ka nguruar të ndajë foto me ndjekësit në Instagram, nga rutina e përditshme me djemtë.
Mirëpo, sot, Arbana ka treguar se e ka ditën një ‘lëmsh’ të vërtetë.
“Ato dy minuta kur nuk jam duke pompuar, dhënë gji, punuar, gatuar, pastruar, duke i dhënë makinës, ndërruar pelena, realizuar lego, ushtruar dhe duke u ‘çmendur”, ka shkruar moderatorja duke lënë të kuptohet se i vetmi moment qetësie për të janë këto dy foto që poston herë pas here në profilin e saj.
Ndërkohë, komentet kanë qenë të shumta, ku shumë nëna e kanë mbështetur. l.k/abcnews.al
View this post on Instagram