Mijëra persona u grumbulluan në plazhe në Kaliforni pavarësisht nga urdhrat e qëndrimit në shtëpi.
Pas dyndjeve të mëdha të njerezëve policia mbylli plazhin “Lovers Point Park” pas mbipopullimit dhe njerëzit nuk po respektonin kufizimet.
Tre persona u arrestuan në San Diego për shkelje të urdhrave shëndetësor pasi ata protestuan kundër mbylljes së plazheve.
Kalifornia ishte një nga shtetet e para që solli masa bllokimi. Ka pasur më shumë se 1.600 vdekje dhe mbi 42,000 raste të konfirmuara me koronavirus.