Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

FOTO/ Aksidenti në Himarë, ky është viktima Renato Bushi: Të lënduar një shtetas anglez dhe çifti shqiptar

schedule18:04 - 21 Korrik, 2023

schedule 18:04 - 21 Korrik, 2023

 

 Një aksident i rëndë u regjistrua ditën e sotme në Himarë. Një makinë e një agjencie turistike ka dalë nga rruga edhe është përmbysur.

Për pasojë humbi jetën drejtuesi, Renato Bushi, foton e të cilit e keni më poshtë dhe tre pasagjerët.



Një prej të lënduarve është shtetas anglez, Aduart Holand 31-vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu të lënduar kanë mbetur edhe një çift shqiptarësh, Kevin Rama 26-vjeç nga Gramshi dhe bashkëshortja e tij Marika Zogari, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Në fshatin “Shën Vasil” , Himarë, ka dalë nga rruga një automjet që drejtohej nga shtetasi R.B, 40 vjeç, banues në Sarandë.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi R.B.

Si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në spital për ndihmë mjeksore dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë automjet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!