Foto/ Aksident në aksin Elbasan-Metalurgji, plagosen 2 persona

schedule08:08 - 4 Tetor, 2018

schedule 08:08 - 4 Tetor, 2018

Dy automjete dhe një autobus janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji. Si pasojë e përplasjes janë aksidentuar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar menjeherë në Spitalin e Elbasanit. Njëri prej tyre me iniciale R.T,  është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa tjetri me iniciale F.J është jashtë rrezikut për jetën. Policia njofton se nga autobusi s’ka asnjë të lënduar.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji,  mjeti me targa AA456TU me drejtues  shtetasit R.T., banues në lagjen 5 Maji, Elbasan është përplasur me  mjetin me targa AA289TT me drejtues  shtetasin F.J., si dhe është perplasur lehte  autobusi me targa AA081TR me drejtues shtetasin  G.B.,

Si pasojë e perplasjes  janë aksidentuar dy drejtuesit e mjeteve shtetasit: R.T, i cili është në gjendje të rëndë për jeten, ndërsa F.J, jashtë rrezikut për jetën, të cilët janë transportuar menjeherë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Nga autobusi ska asnjë të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /abcnews.al