Një aksident i frikshëm i ka ndodhur mesfushorit të Udineses, Uollas Souza, i cili fatmirësisht shpëtoi për mrekulli.
Aksidenti ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme në Viale Venezia në Udine, tejsa makina doli nga rruga duke u përmbysur, më pas duke shpërthyer në flakë.
Megjithatë lojtari lojtari doli nga makina para shpërthimit me ndihmën e disa kalimtarëve të rastit.
Ai do të mungojë për disa kohë dhe do të rikthehet sa të rikuperohet plotësisht. /G.D abcnews.al/



