FOTO/ 45-vjeçari vrau ish-gruan dhe ish-kunatin, kush janë dy viktimat motër e vëlla

22:29 | 25/02/202022:290

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Rrëshenin mbrëmjen e sotme, pasi 45-vjeçar Fatmir Koleci, vrau me armë motër e vëlla, Vladison dhe Esmeralda Filopati, këta që shihni në foto.

Esmeralda, nënë e tre vajzave ishte ndarë nga burri i saj, Fatmir Koleci dhe vazhdimisht kishin debate. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se autori Fatmir Koleci, rreth 45 vjeç ishte ndarë nga bashkëshortja dhe i liruar nga burgu rreth 1 vit më parë. Ndërkaq, ishte denoncuar për dhune ndaj saj.

Gazetari Gjegji Figuri raporton për Abc News se autori Fatmir Koleci ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së tij dhe ka patur debat me këtë të fundit dhe vëllain. Më pas debati mes tyre ka degjeneruar në përdorimin e armëve, ku 45-vjeçari ka qëlluar për vdekje ish bashkëshorten dhe vëllain e saj.

Mësohet se zona ku ndodhi ngjarja është e rrethuar nga forca të shumta policie dhe RENEA. Policia ka ngritur postoblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono