Foto/2017-a viti me vetullat më të çuditshme

schedule21:16 - 25 Dhjetor, 2017

schedule 21:16 - 25 Dhjetor, 2017

Nga gërshetat e deri tek modeli si pemë krishtlindjesh, njerëzit kanë gjetur motive nga më të shumtat këtë vit, për të shprehur kreativitetin e tyre në zbukurimin dhe përpunimin e një aseti shumë të rëndësishëm estetikisht, vetullat.

 

Vetullat kurorë
Ky model mund të arrihet me përdorimin e vaselinës dhe një xheli mbajtës për ti ngritur lart fijet e vetullave dhe më pas duke i zbukuruar me gurë të ndryshëm.

Vetullat gërshet
Mund të përdoret një laps vetullash dhe pak xhel. Dhe pse duket si gërsheti i flokëve, ky model është në fakt një iluzion për tu dukur i ngjashëm me gërshetin e vërtetë.

Vetulla metalike
Ky model mund të realizohet lehtësisht me anë të një letre alumini që mund të gjendet në kuzhinë.

Vetulla pendë
Një model i atillë mund të arrihet duke i ndarë vetullat në dy pjesë të kundërta me ndihmën e vaselinës e duke i bërë të duken si pendë.

Vetulla të valëzuara
Për të bërë këtë model përdoret ngjitësi i tretshëm dhe më pas vizatohen me një xhel të zi të lëngshëm.

Vetulla ekstreme
Pasi Cara Delavine solli në treg modelin e vetullave të trasha natyrale, njerëzit e sidomos vajzat filluan të eksperimentojnë dhe të tregohen sa me origjinalë në krijimin e modeleve të tyre të vetullave, siç ka bërë dhe modelja në foto…/abcnews.al