Foshnja humb jetën pas ritualit ortodoks të pagëzimit

schedule15:46 - 5 Shkurt, 2021

schedule 15:46 - 5 Shkurt, 2021

Kisha Ortodokse në Rumani po përballet me një presion në rritje për të ndryshuar ritualet e pagëzimit, pasi një foshnjë ndërroi jetë pas një ceremonie që kërkon zhytjen e foshnjave tre herë në ujë të shenjtë.

Sipas The Guardian,  foshnja gjashtëjavëshe pësoi një arrest kardiak dhe u dërgua me urgjencë të hënën por vdiq disa orë më vonë. Lidhur me këtë rast, prokurorët kanë hapur një hetim vrasjeje pa paramendim kundër priftit në qytetin veri-lindor të Suceavas.

Një peticion në internet që bën thirrje për ndryshime në ritual kishte mbledhur më shumë se 56 mijë nënshkrime deri të enjten në mbrëmje.

“Vdekja e një foshnje të porsalindur për shkak të kësaj praktike është një tragjedi e madhe”, thuhet në një mesazh të peticionit.

Mediat lokale raportuan disa incidente të ngjashme në vitet e fundit. Zëdhënësi i kishës Vasile Banescu tha se priftërinjtë mund të hedhin pak ujë në ballin e foshnjës në vend të zhytjes së plotë.

Por Kryepeshkopi Teodosie, udhëheqësi i krahut tradicionalist i Kishës, tha se rituali nuk do të ndryshonte.

Më shumë se 80 për qind e rumunëve janë ortodoksë dhe kisha është një nga institucionet më të besuara, sipas sondazheve të fundit të opinioneve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!