Foshnja e porsalindur gjendet e braktisur në temperatura deri në -20C në Siberi

schedule17:28 - 12 Janar, 2022

schedule 17:28 - 12 Janar, 2022

Një foshnjë e porsalindur është gjetur  në rrugë në temperatura -20C në Siberi. Mediat e huaja  shkruajnë se foshnja është gjetur nga pesë adoleshentë në një kuti vezësh në një rrugë të largët pranë fshatit Sosnovka jashtë Novosibirsk të premten.

Vogëlushja u dërgua me urgjencë në spital nga një prej prindërve të adoleshentëve ku u deklarua në gjendje të mirë. Autoritetet ruse janë në ndjekje të nënës së foshnjës e cila e la në temperatura ekstreme foshnjën.

Ndërkohë prindërit e një prej adoleshentëve që gjetën vogëlushen, kanë shprehur dëshirën për të birësuar atë, ndërkohë që presin që të gjendet ndonjë kontakt me të afërmit.

Dmitry Litvinov, babai i një prej adoleshentëve në një prononcim për mediat ka bërë me dije se miqtë adoleshentë  kishin dalë për një shëtitje në ditën e Krishtlindjeve ortodokse.

“Veçse ishte errësirë, ata po kontrollonin duke aktivizuar dritën në telefonat e tyre, duke parë se çfarë ishte në kuti”, ka thënë Litvinov.

Brenda ishte një vogëlushe e lënë me një batanije si leckë dhe një shishe, shtoi ai. Ai dhe bashkëshortja e tij Anna u thirrën në vendngjarje nga djali i tyre Renat dhe e çuan foshnjën me makinë në një spital të qytetit. Frika ishte se vogëlushja, e cila besohet se ishte rreth tre ditëshe kur u gjet, mund të kishte pësuar ngrirje dhe nuk do të mbijetonte.

Me të mbërritur në spital, një mjek e ekzaminoi shpejt foshnjën dhe e ngrohi duke ia fërkuar butësisht krahët dhe këmbët./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!