Forumi ekonomik/ Marinela Jazoj: E vendosi Shqipërinë në sytë e investitorëve dhe strategëve të ekonomisë globale

schedule20:21 - 23 Maj, 2025

schedule 20:21 - 23 Maj, 2025

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, u diskutua për rëndësinë e Forumit Ekonomik mbajtur në Tiranë, ku liderë evropianë u bë bashkë në Tiranë, pas Samitit të Komunitetit Politik.

Marinela Jazoj, nga Shoqata e Investitorëve të huaj në Shqipëri gjatë intervistës, komentoi deklaratat e liderëve, të cilët bënë thirrje për investime në Shqipëri.

Jazoj u shpreh se për herë të parë një Forum i një rëndësie aq të madhe u zhvillua në një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Europian. Ndërsa nënvizoi se ky Samit “ishte fati më i madh i Shqipërisë për këtë vit”.

“Forumi ngjalli pak edhe “zilinë” e kryeministrit Macron, i cili tha se do të donte që të bëhej në Francë. Por ta shohim në anën pozitive sepse ky forum e futi Shqipërinë në sytë e të gjithë investitorëve të strategëve të ekonomisë globale. Në fjalën mbyllëse Europa u citua si Europa e vjetër dhe zërat e rinj. Por ta shohim edhe Shqipërinë si një “ishull” i vogël i Europës. Të gjitha mesazhet që u dhanë të jenë një frymë e mirë edhe për politikat që ne bëjmë këtu pasi të gjithë sektorët që përmendën janë pjesë e ekonomisë tonë. Pjesëmarrje ka pasur diku te 400-500 veta. Mendoj se ishte fati më i madh i Shqipërisë për këtë vit. Aty takova edhe investitorë që kam qenë në kontakte vitet e fundit. Pra edhe Shqipëria, direkt apo indirekt mendoj që përfiton, krijoi platformën ku të takohej lindja me Perëndimin dhe Shqipëria është promotor. Shqipëria ka shumë për të ofruar për të ofruar për investitorët”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!