Formacioni i yjeve të Superiores, sivjet kushton më pak!

schedule09:30 - 20 Shtator, 2019

schedule 09:30 - 20 Shtator, 2019

Superiorja edhe këtë verë ka humbur disa lojtarë, por ka pasur edhe rikthime si të Kristal Abazajt dhe Enis Gavazajt. Gjithsesi, formacioni më i shtrenjtë i Superiores këtë sezon ka një vlerë më të ulët se një sezon më parë. Ndryshimet në të janë të pakta, ndërsa diferenca shkon në 200 mijë euro.

Formacioni më i shtrenjtë, sezoni 2018/19 (Vlera: 5.05 milionë euro)

Një vit më parë ishte portieri Gentian Selmani ai që kishte vlerën më të madhe në Transfermarkt, ndërsa këtë sezon Alban Hoxha dhe Enea Koliçi vlerësohen njëlloj. William Cordeiro është mbrojtësi më i shtrenjtë, ndërkohë që Eglentin Gjoni dhe Lorenc Trashi mbeten ndër ata që kanë vlerën më të lartë. Egzon Belica shtohen në formacionin më të shtrenjtë.

Mesfusha është e njëjta, me Esat Malën dhe Bruno Ditën në qendër, ndërkohë në sulm janë ish-treshja e Luftëtarit: Abazaj-Bregu-Shkurtaj. Një vend e kishte të prenotuar Jurgen Bardhi, i cili është lojtari me vlerën më të lartë në transfermarkt: 600 mijë euro. /abcnews.al

 

Formacioni më i shtrenjtë, sezoni 2019/20 (Vlera: 4.85 milionë euro)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!