Shqipëria përballet me Izraelin të shtunën prej orës 20:45, ndërkohë që trajneri Reja gjashtë këtyre ditëve ka menduar për rreshtimin e skuadrës.
Duke pasur parasysh mungesat në mbrojtje, si Gjimshiti, Kumbulla e Dermaku, Reja do të luajë me katër në prapavijë këtë herë.
Balliu e Hysaj priten nga krahët, kurse Ismajli e Veseli në qendër. Në mesfushë ka vend për Abrashin, Gjasulën dhe Laçin, kurse para tyre është projektuar Bajrami në mbështetje të Uzunit dhe Brojën.
Shqipëria (Formacioni i mundshëm): Berisha, Balliu, Ismajli, Veseli, Hysaj, Gjasula, Abrashi, Laçi, Bajrami, Uzuni, Broja