Formacioni anti-grek, Challandes zgjedh 11 “luftëtarët” e Kosovës

schedule19:43 - 14 Tetor, 2020

schedule 19:43 - 14 Tetor, 2020

Kosova luan sot në orën 20:45 në transfertë kundër Greqisë, sfida e dytë mes dy ekipeve. Në sfidën e parë, e luajtur para 5 javësh në Kosovë, dardanët humbën me rezultatin 1-2.

Ndërsa sot, Challandes dhe djemtë e tij do të synojnë të marrin një rezultat ndryshe, atë pozitiv. Formacioni që trajneri zviceran ka zgjedhur, është: Muric në portë, ndërsa tre qendërmbrojtësit janë Vojvoda, Dresevic dhe Aliti.

Në krahë, luajnë Paqarada në të majtë dhe Hadërgjonaj në të djathtë. Shala, Loshaj dhe Celina luajnë në mesfushë, ndërsa Lirim Kastrati dhe Benjamin Kololli, luajnë në sulm./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!