Vllaznia është gati për duelin e kthimit në raundin e parë të Conference League. Ekipi shkodran humbi 3-1 sfidën e parë ndaj Siroki Brijeg.
Ndeshja e zhvilluar në Bosnje u shoqërua nga një gjykim skandaloz, teksa kuqeblutë do të tentojnë përmbysjen dhe kualifikimin në “Loro Boriçi” (21:00).
Trajneri i Vllaznisë ka shpallur formacionin titullar për takimin e mbrëmjes së sotme. Thomas Brdaric ka bërë dy ndryshime krahasuar me ndeshjen e parë.
Ardit Krymi u ndëshkua me karton të kuq në Bosnje dhe në vend të tij do të luajë braziliani Da Silva. Haris Dilaver do e nisë sfidën nga stoli, teksa një fanellë titullari ka marrë Fahrudin Gjurgjevikj. /abcnews.al