Në orën 17:00, Vllaznia pret në “Loro Boriçi” Skënderbeun në sfidën e vlefshme për javën e fundit të fazës së dytë të kampionatit, me të dyja skuadrat që vijnë me objektiv tri pikët.
Kuqeblutë kanë bërë mjaft mirë në sfidat e fundit, duke grumbulluar 6 pikë në dy ndeshje radhazi përballë Dinamos dhe Tiranës.
Nga ana tjetër, korçarët kanë pasur një sezon me ulje-ngritje dhe kanë humbur pozicionin e tyre në “Final 4” dhe për këtë arsye ekipi i Gvozdenoviç kërkon me çdo kusht maksimumin në Shkodër./ h.ll/abcnews.al
FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Qarri, Sala, Juriç, Stojanoviç, Mala, Alivoda, Krymi, Boshnjaku, Çoba, Gruda, Balaj.
Trajner: Qatip Omsani
SKËNDERBEU: Alia, Frashëri, Ramos, Prençi, Rabiu, Zenullari, Dumfur, Nikaj, Liço, Rashica, Frenkli.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç