Formacionet zyrtare të tre sfidave/ City, Chelsea dhe Tottenham kërkojnë tre pikët

schedule15:15 - 2 Shtator, 2023

schedule 15:15 - 2 Shtator, 2023

Tre nga klubet më të rëndësishme të Premier League do të zbresin në orën 16:00 në fushë për të kërkuar tre pikët dhe hapat fals nuk lejohen.

Tottenham do të ndeshet jashtë ndaj Burnley, por me dy mungesa tepër të rëndësishme si Bentacur dhe Lo Celso.

Chelsea nga ana tjetër do të presë në “Stamford Bridge” Nottingham Forest. Blutë e Londrës do të ndjejnë mungesa të rëndësishme në këtë sfidë si Bettinelli, Chalobah, Fofana, Nkunku dhe Armando Broja gjithashtu nuk do të jetë në dispozicion.

Manchester City, kampionët në fuqi të ligës angleze, do të presin në shtëpi Fulham. Për Guardiolën ka vetëm një mungesë, ajo e De Bruyne./h.ll/abcnews.al