Formacionet zyrtare Nantes-Juventus: “Zonja e vjetër” kërkon kualifikimin në tokën franceze

schedule18:10 - 23 Shkurt, 2023

schedule 18:10 - 23 Shkurt, 2023

Në orën 18:45, Nantes do të presë në “Stade de la Beaujoire”, Juventusin në sfidën e dytë të fazës së 1/16-ve, të UEFA Europa League, me sfidën e parë në Torino, që përfundoi me rezultatin befasues 1 me 1.

Tekniku i francezëve, Antoine Koumbouare ka zgjedhur për “zonjën e vjetër”, rreshtimin defensiv 5-3-2. Në portë pozicionohet Lafont e para tij në mbrojtje Simon, Castelletto, Girotto, Pallois dhe Centonze. Në mesfushë Sissoko, Mollet dhe Chirvella, ndërsa sulmi i është besuar dyshes Delort dhe Ludovic Blas.

Në krahun tjetër, tekniku italias Massimiliano Allegri ka zgjedhur një formulë tepër sulmuese atë 4-3-3, në portë si zakonisht është polaku Szczesny. Alex Sandro e De Sciglo në krahët e mbrojtjes, me Danilo dhe Bremer të pozicionuar të qendër. Fagioli, Locatelli dhe Raboit kanë për detyrë dirigjimin e lojës në mesfushë, me Filip Kostic, Moise Kean dhe Angel Di Maria që plotësojnë “tridentin” e sulmit. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare: