Formacionet zyrtare Laçi-Egnatia: Kurbinasit të “etur” për pikë përballë rivalëve nga Rrogozhina

schedule12:12 - 11 Shkurt, 2023

schedule 12:12 - 11 Shkurt, 2023

Formacionet zyrtare Laçi-Egnatia: Kurbinasit të “etur” për pikë përballë rivalëve nga Rrogozhina

Në më pak se 1 orë, në stadiumin e Laçit, “kurbinasit” do të presin rivalët “rrogozhinas” të Egnatias, të cilët janë në kërkim të fitores, me të fundit të cilën e kanë regjistruar përballë Kastriot, më 22 dhjetor të vitit 2022.

Favoritë janë “kurbinasit” të cilët janë në një formë të shkëlqyer pas atyre fitoreve ndaj Teutës e Partizanit në kampionat, por dhe kalimi në fazën të tjetër të Kupës së Shqipërisë, ku eleminuan, “beratasit” e Tomorit.

Tekniku i “bardhezinjve”, Gentjan Mezini ka zbuluar 11-tëshen e tij, ku në portë është pozicionuar Selmani. Në mbrojtje Roganovic, Velkoski, Turkaj dhe Ziko. Mesfusha përbëhet nga Manellari, Babatunde dhe Ujka, ndërsa sulmi i është besuar treshes Spahiu, Shkurtaj dhe Mentor Mazrekaj.

Në anën tjetër, “numri 1” i pankinës rrogozhinave, Edlir Tetova ka publikuar gjithashtu rreshtimin e të tijve, ku në portë është vendosur Sherri. Mbrojtja përbëhet nga Fangaj, Malota, Atanda dhe Musta. Në mesfushë Mëllugja, Agbekpornu, Fernando dhe Xhekson do të mbështesin dyshen e sulmit Paulauskas-Kasa. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!