Formacionet zyrtare/ Dueli për “jetë a vdekje”, Dobi pa Dacin ndaj kurbinasve

schedule14:21 - 1 Tetor, 2022

schedule 14:21 - 1 Tetor, 2022

Laçi-Kukësi është supersfida e kësaj dite që do të luhen në stadiumin e kurbinasve duke nisur që nga ora 15:00.

Sfida e cila do të luhet në Kurbin është cilësuar si “jetë a vdekje” për të dyja ekipet të cilat duan të dalin “kriza” e rezultateve negative.

Për këtë duel që vendos shumë për fatet e dy ekipeve në kampionat, pasi barazimi nuk i vlen asnjërës, me Dobin dhe Vukicevic që  kanë zgjedhur edhe 11-të luftëtarët e këtij dueli, me shpresën që skuadra që ata drejtojnë të dali me pikë të plota pas 90-të minutëshit.

Formacionet zyrtare:

Laçi: Dajsinani, Cucin, Turkaj, Velkovski, Ziko, Manellari, Peterman, Adeleke, Bajramaj, Mazrekaj, Spahiu. Trajner: Dejan Vukiçeviç

Kukësi: Tafas, Ilieski, Pereira, Ebert,Haxhiu, Sh.Taipi, Gj.Taipi, Ndreca, Berisha, Giasi, Barbosa. Trajner: Enkelejd Dobi. /f.a/abcnews.al