Vllaznia e Laçi janë gati për ndeshjen mes tyre, që nis në orën 19:45 në stadiumin “Loro Boriçi”. Në kampin shkodran nuk kishte pikëpyetje, kurse te kurbinasit Josa ka bërë tre lëvizje.
Malota është rikthyer titullar në qendër të mbrojtjes, Qato ka marrë vendin e mesfushorit Regi Lushkja të pezulluar me kartonë të verdhë.
Rikthehet nga fillimi Dejan Zarubica, autor i dy golave në ndeshjen e parë kundër Vllaznisë. Mazrekaj ishte titullar, por para ndeshjes pësoi një dëmtim.
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Diagne, Adili, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Mustedanagic, A.Hoxhaj, Aralica, Latifi. Trajner: Thomas Brdaric
Laçi: Dajsinani, Raganovic, Ignjatovic, Malota, Ziko, Deliu, Shehu, Qato, Zarubica, Velija, Guindo. Trajner: Mirel Josa. / abcnews.al