Luftëtari dhe Partizani janë gati. Gjirokastritët vijnë me ndryshime në formacion, teksa në portë do të luajë Arlis Shala, kurse në majë të sulmit Rimal Haxhiu, një ish-lojtar i të kuqve. Edhe trajneri Adolfo Sormani ka bërë ndryshime.
Një modul tjetër, 4-4-2, me Solomon e Bardhi në sulm, kurse në mesfushë nga krahët luajnë Cordeiro e Çinari. Në qendër rikthehen Broja e Telushi, kurse në prapavijë Bitri është preferuar para rumunit Boldor.
Formacioni i Luftëtarit: Shala, Dragoshi, Isufi, Kukaj, Dushkaj, Açka, Demo, Lika, Oshafi, Çela, Haxhiu. Trajner: Nikolin Çoçlli
Formacioni i Partizanit: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Cordeiro, Telushi, Broja, Çinari, Bardhi, Solomon. Trajner: Adolfo Sormani. /abcnews.al