Formacionet e Vllaznia-Bylis, trajnerët vendosin!

schedule17:26 - 4 Nëntor, 2019

schedule 17:26 - 4 Nëntor, 2019

Sot në orën 18:00, luhet sfida mes Vllaznisë dhe Bylisit, në “Loro Boriçi”. Dy trajnerët kanë vendosur për formacionet e tyre. Si Jonuz, ashtu dhe Dovedan, vijnë në këtë takim me synim fitoren dhe kanë hedhur në fushë formacione sulmuese. Vllaznia do të luajë me tre futbollistë në sulm: Lika, Zogaj dhe Shtubina.

Ndërsa Doveda, luan me plot katër sulmues. Guindo do të udhëheqë ekipin në majë të sulmit, i mbështetur në krahë nga Qardaku dhe Hadroj, ndërsa kapiteni Murataj do të luajë si sulmues i dytë./abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE, JAVA 11
E hënë, 4 nëntor 2019, ora 18:00 (Loro Boriçoi)

VLLAZNIA – BYLIS  

Vllaznia: Sherri, Lekaj, Shehi, Malota, Walusimbi, Marku, Krymi, Kruja, Lika, Zogaj, Shtubina. Trajner: M. Jonuz

Bylis: Hidi, Ymeraliaj, Goxha, Janku, Ndreca, Mëllugja, Hadroj, Bajramaj, Murataj, Qardaku, Guindo. Trajner: V. Dovedan

Gjyqtarë: Blerim Ziri, Endrit Veseli, Uran Korra, Eldorjan Hamiti

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!