Formacionet e Laçi-Luftëtari, Cungu dhe Novi zgjedhin titullarët

schedule17:10 - 11 Korrik, 2020

schedule 17:10 - 11 Korrik, 2020

Sot zhvillohen tre ndeshjet e fundit të javës së 33-të në Superiore. Laçi-Luftëtari do të nisë në orën 17:45, ndërsa në mbrëmje (20:45) zhvillohen duelet Kukësi-Teuta dhe Skënderbeu-Vllaznia.

Bardhezinjtë kurbinas nuk pritet të hasin probleme përballë ekipit gjirokastrit, që sezonin e ardhshëm do të garojë në Kategorinë e Parë. Armando Cungu dhe Neritan Novi kanë zgjedhur titullarët për ndeshjen e sotme, teksa nuk mungojnë ndryshimet.

LAÇI: Stajila, Turkaj, Marku, Gjoni, Fangaj, Deliu, Rapo, Lushkja, Xhixha, Greca, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu

LUFTËTARI: Basha, Isufi, Lala, Kuka, Qato, Hyseni, Duka, Brahilika, Lika, Oshafi, Mehmetllari. Trajner : Neritan Novi. /abcnews.al