Sot zhvillohen dy ndeshjet e para të javës së 34-t në Kategorinë Superiore: Tirana-Flamurtari dhe Luftëtari-Skënderbeu, sfida që nisin në orën 17:45.
Bardheblutë nuk kanë alternativa përveç tre pikëve ndaj Flamurtarit të rënë nga kategoria. Fitorja e ofron Tiranën me titullin kampion dhe Emmanuel Egbo i ka besuar sulmin katërshes: Cobbinah, Muçi, Halili dhe Michael Ngoo.
Marcello Troisi gjithashtu ka bërë zgjedhjet e tij, me kuqezinjtë nga Vlora që do të tentojnë frenimin e ekipit kryesues. Në të njëjtën orë luhet edhe në Gjirokastër, aty ku Neritan Novi dhe Ilir Daja kanë vendosur për lojtarët që do e nisin nga minuta e parë.
KATEGORIA SUPERIORE – Java e 34-t
E shtunë, 18 korrik, ora 17:45
TIRANA: Lika, Doka, Vangjeli, Hoxhallari, Ismajlgeci, Sidibe, Çelhaka, Cobbinah, Muçi, Halili, Ngoo. Trajner: Emmanuel Egbo.
FLAMURTARI: Bushi, Gocaj, Qarri, Pjeshka, Vrapi, Ramos, Muçollari, Nebihu, Hoxhaj, Ribaj, Haruni. Trajner: Marcello Troisi.
LUFTËTARI: Shala, Dragoshi, Duka, Isufi, Malaj, Hyseni, Puci, Alinani, Lika, Mehmetllari, Çelaj. Trajner: Neritan Novi.
SKËNDERBEU: Koliçi, Pollozhani, Dita, Jashanica, Pëllumbi, Gripshi, Taipi, Mara, Bregu, Krasniqi, Mensah. Trajner: Ilir Daja. /abcnews.al