Barcelona ka ende punë për të bërë në merkato dhe largimet janë kryefjala në këtë verë, duke pasur parasysh borxhet pafund të katalanasve dhe gjendjen e vështirë me pagat e larta të lojtarëve.
Duhet të gjenerohen para dhe disa lojtarë janë në shitje. Pavarësisht super ndeshjes ndaj Real Sociedad dhe një Kampionati Europian të mirë, Martin Braithwaite është në listën e shitjeve.
Ky është lajmi që vjen nga Spanja, por nuk do jetë aq e lehtë sepse ofertat e Brighton dhe West Ham danezi i ka refuzuar dhe për momentin ofertat për të mungojnë. /abcnews.al