Forcat Speciale bastisin lagjet e kryeqytetit, kush po kërkohet

schedule08:38 - 21 Shtator, 2022

schedule 08:38 - 21 Shtator, 2022

Njësi të Specializuara janë duke kryer një operacion të gjerë të kontrolleve në disa prej lagjeve të Prishtinës. Ky operacion njoftohet të jetë vazhdimësi i hetimeve në rastin “Brezovica”.

Deri më tani njoftohet se zyrtarët policorë kanë kryer bastisje në lagjen “Velania” si dhe në rreth 10 lokacione të tjera.

Kontrollet në këto zona janë duke u bërë nën dyshimin e veprimtarisë së shpëlarjes së parave si dhe veprimtarisë së fajdeve.

E nga prokurori i rastit është theksuar se deri më tani janë arrestuar disa persona të dyshimtë lidhur me këto ngjarje, si dhe janë sekuestruar disa vetura.

Lidhur me rastin e njohur si “Brezovica” deri më tani në burgje janë 30 persona, përfshirë këtyre zyrtarë të lartë të shtetit në lidhje me ndërtimet e mbi 500 vilave e hoteleve në zonën e mbrojtur të maleve.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!