Forcat ruse vazhdojnë të godasin infrastrukturën energjetike të Ukrainës, në errësirë edhe Odessa

schedule15:51 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 15:51 - 10 Dhjetor, 2022

Qyteti i Odessa ka mbetur pa energji elektrike pas sulmit me dron nga forcat ruse, sipas një njoftimi të autoriteteve ukrainase.

“Për momentin qyteti nuk ka energji elektrike ,” njoftoi përmes  një mesazhi në Twitter këshilltari presidencial ukrainas Kirill Tymoshenko.

“Situata është e vështirë, por mbetet nën kontroll,” theksoi ai.

Guvernatori lokal Maksim Marsenko deklaroi se pas sulmit me dronë pothuajse të gjitha rrethet dhe komunitetet në rajonin tonë kanë mbetur pa energji elektrike dhe shtoi se dy prej dronëve u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.

Infrastruktura energjetike e Ukrainës rreth Khersonit është shkatërruar  dhe situata është e ndërlikuar në Odesa, e cila është objektivi i bombardimeve, tha operatori i rrjetit energjetik të Ukrainës Ukrenergo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!